“Gati për ofensivë gjithëpërfshirëse”/ Ushtria izraelite planifikon sulme nga toka, ajri dhe deti

14/10/2023 20:27

Forcat izraelite të mbrojtjes po përgatiten të zgjerojnë operacionet e tyre në terren kundër forcave të Hamasit.

“IDF po përgatitet për një ofensivë gjithëpërfshirëse me ndihmën e qindra mijëra rezervistëve”, njoftuan Forcat izraelite të mbrojtjes, përmes një deklarate.

Më herët, Izraeli u ka kërkuar banorëve në veri të largohen drejt jugut. Afati për evakuimin e tyre përfundoi në orën 15:00. me orën lokale.

Ofensiva, për të cilën nuk është njoftuar orar, pritet të përfshijë forcat ajrore, detare dhe tokësore.

Pajisjet thelbësore luftarake janë dërguar në vendet përkatëse dhe ushtarët anë dislokuar strategjikisht në të gjithë vendin, me fokus operacionin tokësor, sipas forcave izraelite.

Izraeli i la disa orë kohë palestinezëve të largoheshin nga Gaza drejt Luginës në jug, duke shpërndarë njoftimin në platformën “X”.

Tashmë që afati ka përfunduar, është e paqartë sa prej civilëve i janë bindur thirrjes së ushtrisë izraelite, duke marrë parasysh se Gaza është pa energji elektrike dhe pa internet.

Një ditë më parë, ushtria izraelite u tha 1.1 milion njerëzve që jetonin në Gazën veriore të linin shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, në vijën e frontit pranë kufirit të Gazës, shkoi vetë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu. Para ushtarëve, ai u shpreh se janë gati për fazën e ardhshme të luftës.

“Me luftëtarët tanë në zarfin e Gazës, në vijën e frontit. Ne jemi të gjithë gati”, shkroi Netanyahu në platformën “X”.

Top Channel