NASA nis me sukses misionin për të kapur asteroidin me vlerë 10,000 kuatrilionë dollarë (fotot)

13/10/2023 21:47

NASA thotë se është tashmë zyrtarisht në rrugë drejt asteroidit të njohur si ‘16 Psyche’.

Agjencia hapësinore kishte njoftuar në verë se do të nisej në kërkim të asteroidit të largët të quajtur në mënyrë provokuese 16 Psyche (16 ndërgjegjie psikologjike, ose e 16-ta) i cili besohet se është i mbushur me metale të çmuara dhe me një vlerë të llogaritur tërthorazi në 10,000,000,000,000,000,000 dollarë, shkruan rrjeti Space.com.

Në një njoftim për shtyp të publikuar nga NASA në korrik, thuhej: “Tashmë me më pak se 100 ditë para nisjes, inxhinierët dhe teknikët tanë po punojnë për të bërë gati misionin e rrugëtimit rreth 3 miliardë kilometra drejt asteroidit të pasur me metale, i cili mund të tregojë shumë për koret planetare apo formimin e tyre.”

Megjithëse përmbajtja e asteroidit ka vlerën habitëse të llogaritur nga shkencëtarët apo ekonomistët e tyre, NASA thotë se nuk po shkon drejt ‘16 Psyche’ vetëm për të marrë metalet e çmuara, por dhe për të mësuar mbi origjinat planetare dhe formimin e tyre.

Anija hapësinore e SpaceX, Falcon Heavy e nisur nga Complex 39A duhej të nisej herët këtë vit, por prej “problemeve teknike” ishte detyruar të shtyhet.

Por tashmë misioni shumëpritur është lëshuar dhe ka nisur rrugëtimin sot, thotë NASA.

Anija kozmike ne fakt duhet të udhëtojë më shumë se 3 miliardë km për të arritur te asteroidi, i cili ndodhet “në brezin kryesor të asteroidëve mes Marsit e Jupiterit”.

Me distancën e madhe që mjeti i SpaceX duhet të përshkojë, raketa nuk pritet të arrijë në destinacion deri rreth korrikut 2029.

Sipas raportimeve, anija kozmike do të marrë një shtytje shpejtësie nga planeti Mars kur ta kalojë atë rreth majit 2026, shkruan rrjeti britanik DailyMail.

Në sistemin tonë kozmik ka shumë asteroide të pasur me metale të çmuara por ‘16 Psyche’ është më i madhi – që sipas NASA është dhe arsyeja përse e ka zgjedhur.

Nicola Fox, administratore shkencore e NASA’s shpjegonte për rrjetin Space.com: “Psyche është më i madhi prej tyre, prandaj ne deshëm të shkonim te ai pasi më të vegjëlit mund të kenë ndryshuar kur ne të arrijmë te ata. Ky i madhi ne besojmë se do ta gjejmë krejt të pandryshuar”.

Sipas NASA, asteroidi është i gjerë 280 km dhe i gjatë 232 km, ndërsa ka një sipërfaqe të llogaritur prej165,800 km katrorë.

NASA shton se pjesa e metaltë e 16 Psyche, përbën 30 deri në 60 përqind të volumit të tij.

“Përbëria e asteroidit është përcaktuar nga observimet e radarëve dhe nga matjet e inertësisë termike të tij (koha sesa shpejt objekti e fiton ose e rrezaton nxehtësinë),” thuhet në faqen e internetit të NASA-s.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA