“Në kuadër të dashurisë”/ Filmi shfaqet nga e premtja edhe në kinematë e Korçës

12/10/2023 19:36

Në kuadër të dashurisë, filmi më i shumëpritur i vitit prej dhjetë tetorit do të jetë në të gjitha kinematë e kryeqytetit, në Cineplexx, Teg, QTU si dhe në Kinema Millenium.

Në datat 13, 14 dhe 15 tetor filmi do të shfaqet në Teatrin e Korçës, në rrugicat dhe shtëpitë e së cilës është xhiruar pjesa më e madhe e filmit.

Në kuadër të dashurisë, pret publikun artdashës në Shkodër në datën 16 tek Kinema Millenium.

E ndërsa për publikun andej kufirit, filmit do të jetë më 18 tetor në Cineplexx dhe Cinestar në Prishtinë, Cineplexx dhe Cinemarinë në Prizren dhe Kino Hyrie Hana në Gjakovë. Për bileta mund të vizitoni [email protected]

Me aktorët  Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha, Olta Gixhari, Luiz Ejlli, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksander Grami, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha, Salsano Rrapi, Myzafer Zifla, Klodiana Keco, Koço Qendro, filmi premton të qeshura pafund, teksa tregon historinë e dashurisë të një çifti të martuar prej shtatë vitesh dhe praninë e familjeve të tyre në ulje ngritjet e një marrëdhënieje.

Për 95 minuta publiku do të përjetojë një komedi romantike, prodhim i Top Channel Films.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA