Aksident në Dimal! Humbi kontrollin e motomjetit dhe u përplas me bordurën, ndërron jetë 65-vjeçari

12/10/2023 15:39

Një 65-vjeçar ka humbur jetën, pasi u përfshi në një aksident të rëndë në Dimal.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën e fshatit Kutalli.

Shtetasi me iniciale A.O., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë është përplasur me bordurën e trotuarit, anës rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbulimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel