20 shqiptarë evakuohen nga Izraeli/ Fluturimi i organizuar nga Greqia, 17 janë nisur drejt vendit tonë

12/10/2023 10:15

20 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar mëngjesin e sotëm nga Izraeli për në Greqi përmes një fluturimi të linjave ajrore greke, të koordinuar  nga  Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

17 prej tyre pasi kanë mbërritur në Athinë janë nisur drejt Shqipërisë në rrugë tokësore dhe po transportohen për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë, si: Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Vlora, nën kujdesin e MEPJ.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt  të vazhdueshëm me të gjitha Ambasadat edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA