Zbulohen dhe asgjësohen 328 bimë kanabis të kultivuara në fshatra të ndryshme të Malësisë së Krujës

11/10/2023 09:14

Janë zbuluar dhe asgjësuar përmes djegies 328 bimë kanabis në fshatra të ndryshëm të malësisë së Krujës.

Më parë, në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, janë gjetur dhe asgjësuar 39 342 bimë narkotike kanabis.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA