
Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për 8 tifozët të cilët u ndaluan tre ditë më parë pasi u përleshën me njëri-tjetrin në një pikë karburanti në Reps të Mirditës pas përfundimit të ndeshjes Vllaznia-Tirana në Kukës.
Ata akuzohen për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.
Kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë identifikuar 8 tifozët të cilët kanë dhunuar me sende të forta tifozët e skuadrës kundërshtare.
Ngjarja u regjistrua mesditën e djeshme e së shtunës, ku Vllaznia humbi kundrejt Tiranës me 1 gol në fund të ndeshjes.
Lojtari i 12-të i shkodranëve, pasi zbriti nga autobusi, filloi duke ofenduar mbështetësit e skuadrës kryeqytetase duke agravuar situatën deri në dhunë fizike mes njëri-tjetrit.
Ata kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta, ku nuk kanë kursyer as objektet e lokalit që ndodhej aty pranë, duke bërë që 5 prej tifozëve të dërgohen në spitalin e Lezhës, për të marrë dhe ndihmë mjekësorë si pasojë e plagëve kryesisht në kokë.
Top Channel