“Enverin e quante mosmirënjohës”, i biri i Hrushovit i tregon Auron Tares vizitën 3 javore të ish-udhëheqësit rus në Shqipëri: Pse nuk e rrëzoi Hoxhën nga pushteti
Të gjesh një shtëpi me qira në Gjirokastër është bërë gjithnjë e më e vështirë, sidomos për familjet që zgjedhin të jetojnë në qytetin e gurit.
Oferta e kufizuar dhe rritja e ndjeshme e çmimeve kanë krijuar një situatë që po shqetëson banorët. Sipas agjentëve imobiliarë, një pjesë e konsiderueshme e apartamenteve dhe banesave janë orientuar drejt turizmit, duke u listuar në platforma si Airbnb dhe Booking, ku pronarët sigurojnë të ardhura më të larta gjatë sezonit turistik. Si pasojë, numri i banesave të disponueshme për qira afatgjatë është ulur ndjeshëm, ndërsa çmimet janë rritur nga viti në vit.
Agjentja imobiliare Valbona Bani shprehet se Gjirokastra po përballet me një krizë në tregun e qirave. Sipas saj, situata rëndohet edhe nga mungesa e ndërtimeve të reja, pasi prej vitesh në qytet nuk janë realizuar investime të reja në banesa, duke bërë që oferta të mbetet e pandryshuar përballë kërkesës në rritje.
Në këto kushte, familjet e reja,qytetarët që duan të vendosen në Gjirokastër po hasin gjithnjë e më shumë vështirësi për të gjetur një banesë me qira me çmime të përballueshme, ndërsa ekspertët e tregut paralajmërojnë se, pa shtim të stokut të banesave, situata pritet të mbetet problematike edhe në vitet në vijim.
Top Channel