Çifti që fitoi shtëpinë 2.4mln dollarë në llotari, thotë se procesi është kthyer në një makth (fotot)

11/10/2023 17:11

Andrea e Kevin Griffin janë përballur me kritika për ankesat e tyre se shtëpia që fituan me një llotari nuk ka sendet e luksit si ‘frigoriferi i verërave’ apo objekte të tjera, teksa pronari saj thotë se objektet ishin aty vetëm në funksion të skenografisë.

Çifti fitoi shtëpinë me vlerë 2.4 milionë dollarë në një program televiziv në Australi por tashmë ankohen se organizatorët e llotarisë kanë hequr të gjitha objektet dekorative para se t’ia dorëzonin.

Andrea e Kevin Griffin, nga Victoria, Australi, u gëzuan shumë për fitoren por tashmë thonë se orendi në vlerën $60 000 nuk janë më aty si palestra apo frigoriferi i verërave.

Zhvillimi vjen pasi i zoti i shtëpisë Adrian ‘Lambo Guy’ Portelli, kishte blerë shtëpinë e luksit në nëntor dhe më pas e la për programin televiziv të rinovimit të banesave ‘The Block’. Programi e listoi shtëpinë si çmimin e madh të kompeticionit, që u fitua nga çifti Griffins.

Pronarët e rinj zbuluan nga kamerat e sigurisë se para dorëzimit banesa e re ishte zbrazur nga pajisjet e saj si prerësja e barit, qirinjtë dekorative, librat dhe sgara e barbekjusë mes te tjerave, në një vlerë totale prej rreth 60 000 dollarë.

Dyshja thonin se besonin se gjithçka që ishte filmuar në videot e emisionit do të përfshihej në çmim, por kur kishin ardhur në shtëpi kishin mbetur të habitur.

Në televizion jepeshin pamje të ankesave të çiftit për shtëpinë kur iu dhanë çelësat.

Nën pamje kishte opinione të shumta të shprehura, dhe rreth 1700 replika.

Një person shkruante: “Sikur të më jepje një shtëpi të zhveshur nga të gjitha pajisjet, do të isha përsëri shumë i lumtur”.

Dhe një tjetër shkruante: “Kriza më e madhe e strehimit në Australi ndërsa këta njerëz fitojnë një shtëpi luksi dhe ankohen”.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA