Personazhe të showbizit, figura të medias apo muzikës shqiptare parakaluan në tapetin e kuq të premierës “Në kuadër të dashurisë” të mbajtur në Pallatin e Kongreseve.

Ngjyrat që mbizotëruan ishin e zeza dhe e bardha, ndërsa pak VIP-a guxuan me ngjyra të forta siç ishte këngëtarja dhe moderatorja Yllka Gramo.

Olta Gixhari, personazhi kryesor i filmit shkëlqeu me një fustan të bardhë deri në fund të këmbëve, ndërsa tërhoqi vëmendjen detaji i zi mbrapa.

Sara Hoxha, e cila luan personazhin e  Arias në film në këtë mbrëmje të magjishme preferoi të vishte një fustan ngjyrë ari me  shkëlqim të kombinuar me një çantë të vogël.

Moderatorja e “Për’puthen”, Megi Pojani u vesh si një Barbie, me një fustan rozë me të çara, ndërsa pozoi për fotografët bashkë me motrën e saj.

Ish-banorja e Big Brother VIP, Jori Delli preferoi një fustan të zi me shkëlqim me mëngë të gjatë.

Ajo zbriti nga makina bashkë me Dea Mishel, e cila mbante një fustan të bardhë me gurë pjesë pjesë të tejdukshëm.

Moderatorja e Dancing With The Stars parakaloj tapetin e kuq me vëllezërit Veshaj, Donaldin dhe Romeon, ndërsa të tre ishin klasikë në të zeza.

Nga ana tjetër, protagonisti i filmit, Luiz Ejlli preferoi të vishte një kostuk ngjyrë gri, duke u kombinuar me partneren e tij, Kiara Titon, e cila kaloi në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zi me pala.

FOTO GALERI
1/94

Top Channel