“Për Shqiptarët”/ Vdes 2 javë pas lindjes, historia e trishtë e një nëne që la 4 fëmijë jetim
01/11 22:59
Shkëlqim Miftari është 25-vjeçari nga Gjilani i cili ka thyer rekordin “Guinness” në disiplinën e pompave.
Ai ka arritur të realizojë 84 pompa me një dorë, brenda 1 minute.
I ftuar në programin “Në shtëpinë tonë”, ai tregoi se për këtë arritje i është dashur të punojë fort për shtatë vjet me radhë, derisa ia doli të thyejë rekordin e të bëjë krenarë gjithë rrethin e tij familjar.
I riu gjithashtu tregoi në studio cilat janë teknikat e duhura të realizimit të pompave, pasi një teknikë e gabuar mund të shkaktojë edhe dëmtime.
Në fund, ai dha një mesazh për të gjithë të rinjtë që nuk kanë motivim për të kryer aktivitet fizik. “Nëse vendosni shëndetin si primar, do t’ia dilni”, ishte mesazhi i tij.
Top Channel