Ping pong me kërkesën e Belerit për betim. Gjykata e Durrësit vendos moskompetencë dhe ia kalon për të vlerësuar Gjykatës së Lartë se cila gjykatë është kompetente për shqyrtimin e kësaj kërkese.

Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Kostandina Kamitsi ndoqi seancën e Belerit që u mbajt në gjykatën e Durrësit.

Vangjel Dule ka reaguar pas këtij vendimi, ku shprehet se nuk ka ligj e vendim që ta pengojë në marrjen  përsipër të detyrë dhe se kjo është shkelje flagrante.

“Ju e shikoni se topi hidhet në shkallët e stadiumit në vend që të luhet loja juridike me norma dhe me rregulla, kompetenca e mos kompetencës. Unë do ju thosha të gjithëve dhe bashkëqytetarëve që janë kudo në vend, të hedhin një sy Konventës për të Drejtat e Njeriut, neni 6 pika 2 që flet për prezumimin e pafajësisë të çdo qytetari që nuk ka një dënim të formës së prerë. Një qytetar r i cili prezumohet i pafajshëm, i cili është i zgjedhur nga komuniteti i Himarës për të qenë kryetari i bashkisë së tyre. Me çfarë ligji pengohet që të shoqërohet minimalisht për të marrë detyrën duke nisur nga kryerja e betimit. Nuk ka asnjë ligj që e mban larg betimit dhe marrjes së detyrës përveç arbitraritet. Është një çështje politike, zoti Beleri vazhdon të mbetet një i burgosur politik personalisht i Ramës, në shërbim të interesave të tiji okulte në Bashkinë e Himarës që lidhen me pronën, respektimin e identitetit dhe të shumë elementeve të tjera të cilave nuk ka vullnet politik për t’u përmbajtur”, shprehet Dule.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel se pse është i rëndësishëm betimi, ndërkohë që Beleri është në gjendje arresti, Duke shprehet: Duhet që të dallojmë se kushdo mund të jetë i ndaluar, por nuk është i dënuar dhe këtë e thotë parimi. Ekziston parimi universal, prezumohet i pafajshëm dhe nuk ka ligj e vendim që ta pengojë në marrjen  përsipër të detyrë. Kjo është shkelja flagrante, të tjerat do i zgjidhë gjyqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA