Gjykata e Apelit refuzon ekstradimin në Hagë të Dritan Goxhajt, vendoset lirimi i ish-ushtarit të UÇK-së

10/10/2023 10:57

Gjykata e Apelit liroi këtë të martë ish-ushtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, i arrestuar në Tiranë pasi publikoi në rrjete sociale dëshmi të dyshuara sekrete të Hagës.

Gjithashtu gjykata refuzoi kërkesën e ekstradimit të tij në Hagë.

Në dosjen që Top Channel publikoi në muajin gusht thuhet se fletë arresti nga një gjyqtar i vetëm u lëshua për Goxhajn, për shkak të një postimi më datë 1 janar 2023, nëpërmjet të cilit dyshohet se zbuloi informacion të mbrojtur jo publik për dëshmitarët.

Shkrimi që përmendet në dosje u publikua në llogarinë e “Facebook” me adresë Dritan Goxhaj dhe më tej artikulli u botua dhe te një agjenci lajmesh kosovare.

Informacioni që u zbulua përfshin emra, të dhëna personale dhe vendbanimin e dëshmitarëve të supozuar në proceset e dhomave të specializuar.

Një paralajmërim i Goxhajt se do të zbuloheshin të dhënat personale të dëshmitarëve dhe rrethana se ai mban përgjegjësi penale, përfshihet mes shkaqeve se përse iu kërkua Shqipërisë ta arrestojë.

Pasi gjykata e Tiranës la në fuqi masën e arrestit, avokati i Goxhajt këmbënguli refuzimin e ekstradimit.

I arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimi, Goxhaj dyshohet për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se Goxhaj është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Ai iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë dhe ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë vitit 1999.

Top Channel

Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë
Top Channel/ Zbardhet nga dëbora qarku i Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike