Studentët e mjekësisë nuk ndalen! Do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit
09/10/2023 09:58
Studentët e mjekësisë protestojnë sërish.
Ketë të hënë ata pritet të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.
Që prej fillimit të vitit të ri akademik, auditoret e Fakultetit të Mjekësisë janë pothuajse bosh pasi studentët e të gjitha viteve kanë bojkotuar në shenjë proteste.
Studentët e Mjekësisë nuk e zhvillojnë mësimin në një godinë të vetme por të shpërndarë, disa pranë ish-spitalit ushtarak e disa pranë QSUT-s.
Ata kërkojnë të ketë një reagim nga Ministria e Arsimit ndërkohë që po bëjnë gati padinë për në Gjykatën Kushtetuese ku besojnë se do të shfuqizohet ligji që i detyron ata të punojnë për 3-5 vite në vendin e tyre pas përfundimit të studimeve.
Top Channel