Tashmë ethet e premierës së madhe të filmit “Në kuadër të dashurisë” janë drejt fundit.

Organizimi i Top Channel ka tërhequr pas vetes një numër të lartë ndjekësish, që presin me padurim startimin e filmit me protagonistë kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

Sara Hoxha e cila në prodhimin kinematografik luan rolin e Arias, pas mbërritjes në organizim zbuloi më shumë detaje nga prapaskenat e xhirimit.

Ajo u shpreh se me personazhin që luan në film ka ngjashmëri në karakter, për këtë arsye nuk e ka pasur të vështirë. I vetmi problem që ka pasur kanë qenë kamerat e xhirimit, kështu u shpreh aktorja.

Me sharmin dhe fustanin vezullues Sara Hoxha shkëlqeu në parakalimin e tapetit të kuq gjatë premierës së filmit që do të transmetohet përpara 2100 pjesëmarrësish.

Për të ndjekur të plotë premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” klikoni këtu:

Një numër i lartë adhuruesish të aktorëve janë mbledhur në ambientet e pritjes, teksa shumë të emocionuar po presin të takojnë dhe realizojnë foto me aktorin e tyre të preferuar.

“Në kuadër të dashurisë”, filmi i parë i Top Channel Films, përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë.

FOTO GALERI
1/99

Top Channel