Po festonin nën tingujt e muzikës! Si u vranë në festival më shumë se 260 persona

09/10/2023 22:42

Sulmet e militantëve të Hamasit rezultuan fatale për më shumë se 260 të rinj, të cilët po festonin përpara se të mbeteshin viktima të kësaj situate të rëndë.

Pjesëmarrësit në festivalin muzikor izraelit janë ende të paidentifikuar dhe u gjetën të grumbulluar në tenda të improvizuara.

Festa e bukur e mbushur me alegri, në Festivalin e Supernovës, që po zhvillohej pranë Rripit të Gazës, u kthye në një mort për qindra persona.

Në raportimet e bëra thuhet se shumë viktima të tmerruara kanë ikur nëpër rërë në këmbë drejt makinave të tyre në përpjekje për t’u larguar nga tmerret, por janë ndeshur me të shtëna nga persona të armatosur.

Të mbijetuarit kanë deklaruar se kanë qenë duke festuar deri në orët e para të mëngjesit, por më pas sirenat e alarmit për sulmet me bomba kanë mbizotëruar atë që po luhej nga artistët.

Terroristët e Hamasit më pas ndërprenë energjinë elektrike, ndërsa raketat fluturuan sipër ambientit ku qëndronin, më pas kanë qenë njerëz të armatosur që kanë nisur shkarkimin e plumbave.

Disa prej të mbijetuarve në detajet e zbuluara njoftuan se u detyruan të fshiheshin nën shkurre, për të shpëtuar breshërisë së sulmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA