Ky është momenti mbërritjes në tokën shqiptare të këtij avioni me emrin e At Gjergj Fishtës, i përdorur në evakuimin e disa shqiptarëve nga Izraeli.

Mos pasja e një linje ajrore direkte, Shqipëri- Izrael,  ka detyruar autoritet shqiptare, të dërgojnë këtë avion charter nisur nga aeroporti Tel Avivit “Ben Gurion” dhe mbërriti rreth orës 18:37, minuta në Tiranë.

Ka qenë e pamundur intervistimi të ardhurve me këtë avion nga Izraeli. Si asnjëherë më parë i gjithë perimetri portës mbërritëse të aeroportit është ruajtur nga forca të shumta policore.

Kjo shpjegohet me faktin e mësuar jo zyrtarisht, se me këtë avion kanë mbërritur edhe familjet e disa diplomatëve izraelit që jetojnë e punojnë në Tiranë.

Top Channel mësoi se në këtë avion ishte edhe vajza e ministrit të punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Nuk është bërë ende publike sa është numri i Shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Izrael përfshi edhe ata që janë me studime.

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, përmes një video apeloi të kontaktohet ambasada.

Ndërkohë konfirmohet nisja nga Tel Avivi të hënën, i një tjetër avioni që do të sjellë të tjerë shqiptarë për t’i shpëtuar luftës ku është përfshirë Izraeli.

FOTO GALERI
7/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA