Shahisti i mirënjohur, Mjeshtri i Madh dhe Kampioni i Botës Garry Kasparov ndan të fshehtat e fuqishme të strategjive që ai ka mësuar duke mbizotëruar lojën intelektualisht më sfiduese.

Këtë rrëfim të veçantë ai e bën në librin e tij “Jeta si një lojë shahu”. Aty tregon mësime rreth zotërimit të aftësive strategjike dhe emocionale për t’i bërë ballë sfidave më të ashpra të jetës dhe për të maksimizuar suksesin, pavarësisht se sa e vështirë është konkurrenca. Ky libër është shqipëruar nga Eduard Shalsi.

Si një yll adoleshent i shahut në Bashkimin Sovjetik të çmendur pas shahut, ai u mësua me intervistat dhe fjalimet publike, që në një moshë shumë të re.

Përveç pyetjeve të rastit për argëtimet dhe vajzat, këto intervista të hershme përqendroheshin vetëm në karrierën e tij.

Më pas, në vitin 1985, në moshën njëzetedyvjeçare, u bë kampioni më i ri i shahut në histori dhe që atëherë, ndryshoi edhe natyra e pyetjeve.

Në vend të lojërave dhe turneve, tashmë njerëzit donin të dinin se si ai kishte arritur një sukses kaq të jashtëzakonshëm.

Çfarë mendonte gjatë lojës? A zotëronte një kujtesë fotografike? Çfarë ushqimesh hante? Cilat ishin sekretet e tij të suksesit. Të gjitha këto ai i rrëfen në libër.

Ai u zhvendos nga fusha e shahut, në atë politike. Sipas autorit të kesh pasion për të qenë një përkrahës publik i demokracisë, nuk mjafton.

Për të ndërtuar koalicione dhe për të organizuar konferenca, ai vë në zbatim vizionin strategjik dhe aftësi të tjera të shahut, në mënyra krejt të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA