“Dancing With the Stars” – spektakli më popullor i kërcimit në botë, një patentë e BBC, vjen ekskluzivisht për një sezon të dytë në Top Channel.

Ndër 15 çiftet, i pari që ka prekur pistën e vallëzimit ishte Eni dhe Odeta në një Tango.

“Eni është shumë i vetëdijshëm për asetet që ka, dhe këtë gjë e demostron. Është me fat që ka një partnere shumë të mirë si Odeta dhe qe një performancë shumë e mirë për fillimin”– tha Valbona Selimllari, duke i dhënë 8 pikë.

“Eni, unë mendoj që ke dy fate në këtë edicion. Së pari, ke një super balerinë në krah, dhe më e rëndësishmja ke një trajnere shumë të mirë. Mendoj se duhet ta shfrytëzosh këtë gjë. Ishte një tango e shumë e mirë për fillimin, por mund të bëhej edhe më mirë nga ana teknike. Kalimet e vajzës të përkryera”, u shpreh Lori Bala duke i dhënë 7 pikë.

“Nuk është e thjesht të hapësh një spektakël të tillë. Unë e kuptoj vështirësinë tënde në këtë rast. Mendoj se je një partner i mirë, megjithëse me gjatësinë që ti ke, duhet ta përdorësh me inteligjencë. Duhet ta matësh, për t’i qënë akoma më pranë partneres në disa momente. Je akoma në gjysmë të punës dhe mendoj që ti ke një potencial të jashtëzakonshëm për të shkëlqyer këtu”– tha Iliri duke i dhënë 5 pikë.

“Qetësi skenike të admirueshme, më ke pëlqyer shumë. Shumë seksi gjithashtu, ç’të them”- u shpreh Olta duke i dhënë 7 pikë.

27 pikë për performancën e parë. Por si ndihet Eni Shehu.

“Këtë kërcim të parin timin unë dua t’ia dedikoj partneres time dhe të gjithë trupës së baletit që na kanë duruar dhe mësuar”– tha Eni.

Për të gjithë ata që mbështesin Enin dhe Odetën mund të votojnë nga Shqipëria dhe Kosova këtu me kodin VIP 3.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA