“Anëtarësimi i Shqipërisë po ndodh”/ Varhelyi me lajme të mira në Tiranë: Jemi gati të zgjerohemi

06/10/2023 14:06

Ministrat e punëve të jashtme të BE bashkë me ata të Ballkanit perëndimor u mblodhën në Tirana në kuadër të procesit të Berlinit, me synimin e Forcimit të dimensionit rajonal, në një kohë kur brishtësia e paqes në Ballkan, u shfaq haptas me ngjarjen e fund Shtatorit në Veri të Kosovës.

Shtat çështjet e diskutuara në ministerial lidheshin me rëndësinë e procesit të Berlinit për integrimin e rajonit në BE, përafrimi me tregun unik të BE-s, përfshi forcimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve të rajonit, si dhe përshpejtimi i Integrimit Europian.

Ministrat pritën më shumë se 10 minuta për shkrepjen e fotos familjare në shkallët e Pallatit të Brigadave por shefja diplomacisë gjermane Analena Baerbock preferoi të ndodhte, përpara flamujve të shteteve pjesëmarrëse në ministerial. Mes tyre flamuri Kosovës.  Kaq ka mjaftuar për ministrin e punëve të jashtëme të Serbisë Ivica Dacit në bojkotonte fotos e sjellë në ditën me diell të Tiranës, klimën e acartë mes Beogradit dhe Serbisë.  Ministri Igli Hasani bashkë me homologen gjermane dhe Komisionerin Varhelyi treguan çfarë arriti ky ministerial.

“Situata aktuale gjeopolitike ka prodhuar shumë sfida që kërkojnë vëmendje e adresim. Kërkojnë po ashtu angazhim të fortë, jo vetëm të rajonit, por edhe të BE.  Krahas sfidave, kjo situatë ka prodhuar edhe një vullnet të ri politik. Ka përforcuar angazhimin e BE-së me rajonin tonë. Procesi i Berlinit mbështetet në 3 shtylla. Perspektiva evropiane, 2. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve, 3. Përmirësimi i performancës ekonomike të rajonit. Në tryezë janë disa propozime që do të përmirësojnë ndjeshëm zhvillimin ekonomik të rajonit. Propozimet janë plotësisht në linjë me Planin e Rritjes të propozuar nga Von Der Leyen. Duhet investuar për ngushtimin e hendekut në zhvillimin ekonomik që ekziston mes BP dhe BE”, tha Hasani.

“Procesi Berlinit është në shtëpinë e tij, këtu në Shqipëri, në zemër të Ballkanit Perëndimor. Shumë shpejt do të çelet dhe një fond kulturor për rininë ku vetë Gjermania do të derdhë 300 mijë euro. Hapja e një dege të kolegjit të Evropës në Tiranë tregon se Shqipëria ka mbërritur e sigurtë në familjen evropiane. Zemra e procesit të Berlinit është bashkëpunimi në kuadër të tregut të përbashkët rajonal”, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë Analena Baerbock.

“Procesi i Berlinit është platforma më e besueshme me anë të së cilës ne tregojmë angazhimin dhe përkushtimin tonë për rajonin. Komisionerët kanë filluar punën, ne kemi bërë të qartë që për ne zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është përparësi kyçe, prandaj ne kemi sjellë planin e investimeve ekonomike,  kemi mobilizuar një të tretën e PPB-së ne te gjithë rajonin. Po sjellim financime të rëndësishme për sektorin privat për investuesit privat për të shndërruar ekonominë tuja në mënyrë që të jenë edhe më tërheqëse për investimet.  Ne kemi folur për valët e mëparshme të zgjerimit se cila është mënyra më e mirë për tu përgatitur për zgjerimin e integruar të rajonit. Ky plan do të ketë për synim edhe përshpejtimin të integrimit ekonomik dhe do të ketë mundësi për BP të integrohen në tregun e BE-së ende pa u bërë anëtare”, u shpreh komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Pyetjet për situatën në Kosovë ishin të pashmangshme në këtë konferencë për shtyp.

“Drejt BE nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç se njerëzit duhet të jetojnë në paqe të pandikuar nga e shkuara. Trupat janë reduktuar nga pala serbe. Bisedimet tona kanë rezultuar kuptim-plota. Ne shqetësohemi se kur nuk prevalon dialogu. Si NATO duke u nisur nga zhvillimet ka rritur numrin e trupave të KFOR-it”, tha ministrja gjermane.

“Unioni fillimisht kërkoi një ulje të tensionit në mënyrë të plotë dhe më pas një rikthim te dialogu. Të gjithë autorët duhet të sillen para drejtësisë dhe autoritetet serbe të bashkohen me ne në këtë çështje”, u shpreh Varhelyi.

Më herët komisioneri Varheily foli me doza të larta pozitiviteti kur bëhet fjala për zgjerimin e BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA