Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset 31-vjeçari
05/10/2023 13:30
Një punonjës në një galeri miniere në Bulqizë, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka marrë dëmtime të lehta trupore.
Aksidenti ka ndodhur në një nga minierat private të Bulqizë, ku minatori Ervin Partalli 31 vjeçi fillimisht është pikasur nga minatorët e tjerë që i kanë dhënë ndihmën e parë, si dhe kanë lajmëruar grupin e shpëtimit. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës, ku sipas mjekëve i aksidentuari ka marrë dëmtime në trup, por është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarje. Kujtojmë se gjatë këtij viti në këtë minierë si dhe në galeritë ë tjera private ka patur shumë aksidente të rënda!
Top Channel