Video/ Cili ishte elefanti më i madh në botë që peshonte rreth 8 ton (fotot)

04/10/2023 21:45

Në gojëdhanat për elefantin më të madh dhe me dhëmbët më të gjata në botë, dominon ajo e Satao, elefanti afrikan që jetonte në parkun kombëtar Tsavo East në Kenia, i ardhur aty nga Tanzania.

Elefanti i rrallë ishte i lakmuar për masën e dhëmbëve të tij dhe megjithëse tentohej të mbrohej nga gjuetarët ilegalë super-kafsha u vra në vitin  2016.

Satao besohet se kishte lindur në fund të viteve 1960-të dhe ishte rreth 45 deri në 50 vjeç kur vdiq.

Ai ishte nga elefantët më të mëdhenj në botë dhe një nga kafshët më të njohura në Kenia, prej dhëmbëve të tij që i arrinin deri në sipërfaqen e tokës, në një gjatësi rreth 2 metra.


Gjuetia ilegale e fildishit është një problem i gjerë në Kenia, që i kushton jetën mijëra elefantëve në vit.

Dhëmbët e Satao llogaritej të peshonin rreth 45 kg secili.

Prej vlerës së madhe të dhëmbëve të tij në tregun e zi, Satao mbikqyrej vazhdimisht dhe qëndronte fillimisht vetëm në një zonë të parkut.

Por kafsha e madhe nuk rezistonte dot në hapësira të vogla sipas raportimeve, dhe nisi të bridhte në zonë të gjera të parkut me bimësi te dendur, ku nuk mund të mbikqyrej, derisa u gjet i vrarë në vitin 2016.

Në pamjet e regjistruara mund të shihet madhështia e tij, fama e të cilit sillte turistë të shumtë në parkun natyror.

FOTO GALERI
3/5
Ai ishte nga elefantët më të mëdhenj në botë dhe një nga kafshët më të njohura në Kenia, prej dhëmbëve të tij që i arrinin deri në sipërfaqen e tokës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA