Java e tetë në Abissnet Superiore sjell klasiken Vllaznia-Tirana, por dueli i fortë mes dy skuadrave më të mira në Shqipëri nuk do të luhet në “Loro Boriçi”.
Me anë të një postimi zyrtar, klubi shkodran bën me dije se kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “Kukës Arena” të Kukësit.
Pasi në stadiumin “Loro Boriçi” kanë nisur punimet për mbjelljen e barit të ri. Dhe tifozët shkodranë duhet të udhëtojnë për të ndjekur këtë takim.
“Për shkak të punimeve që po bëhen në fushën e stadiumit ‘Loro Boriçi’ për mbjelljen e barit të ri të saj, kjo ndeshje do të spostohet për t’u luajtur në stadiumin e qytetit të Kukësit”.
Vllaznia-Tirana do të luhet të shtunën e 7 tetorit në qytetin verilindor, duke nisur prej orës 14:00. Edhe pse me një ndeshje më pak, bardheblutë numërojnë një pikë më shumë se skuadra e Memellit. /Supersport
Top Channel