Mëngjesin e sotëm miliarda njerëz në të gjithë botën u zgjuan me aromën e mrekullueshme të kafesë.

Kafet e freskëta janë përgatitur me një dashuri të dyfishtë në 1 Tetor e cila shënon Ditën Ndërkombëtare të Kafesë.

Është një ditë e posaçme për të nderuar dhe festuar një nga përbërësit më të dashur dhe të njohur të kulturës botërore.

Lori Caffe i cili është simbol i ekselencës në tregun shqiptar dhe në të gjithë rajonin, prodhuesi më i madh me një shumëllojshmëri të produkteve të kafesë më cilësore në vend, sot në Ditën Botërore të Kafesë organizon në sheshin “Italia” “Lori on wheels” , ku të gjithë qytetarët kanë mundësi të shkojnë të konsumojnë kafe dhe të degustojnë tendencat më të reja të kafesë përkatësisht Espresso Martini dhe Espresso Tonic.

Lori Caffe u krijua në vitin 1994, me një objektiv të qartë; duke pasuruar tregun shqiptar me aromën e vërtetë të kafesë ekspres italiane. Hapat e parë nisën me një furrë të thjeshtë, por pak pas krijimit të tij u konfirmuan vlerat e vërteta të cilat bënë që objektivi për të arritur majat në tregun shqiptar dhe më gjerë të bëhej realitet. Shija e mrekullueshme e kafesë Lori Caffe nuk njeh kufi sepse produktet përmirësohen në çdo kohë bazuar në përmbushjen e kërkesave dhe kënaqësisë së klientit.

Top Channel