Plazh në Tetor! Moti i ngrohtë shfrytëzohet nga durrsakët
01/10/2023 12:05
Dita e dielë është shfrytëzuar më së miri në Durrës, pasi të shumtë janë qytetarët të cilët preferuan të bëjnë plazh.
Edhe pse data sot shënon 1 Tetor, temperaturat janë të ngrohta, me kushte atmosferike të qëndrueshme, falë masave ajrore relativisht të thata.
Deti i Durrësit ishte pa dallgë dhe i përshtatshëm për të bërë not, ndërsa pushuesit marrin edhe rreze dielli.
Top Channel