Brenda bunkerëve luksozë të miliarderëve në Alpet Zvicerane, “kasafortat” sekrete 100 metra nën tokë
Një shkencëtar kinez thotë se refuzon të besojë pretendimin hapësinor të Indisë se është ulur në Polin Jugor të hënës.
Muajin e kaluar lajmi botëror ishte ulja e sondës indiane Chandrayaan-3 në polin jugor të hënës, ose ndryshe në anën e errët të saj, sipas studiuesve.
Teksa India bëhet vendi i katërt që kryen një ulje në hënë, ajo u bë e para që u ul në anën jugore të planetit.
Kryeministri indian Narendra Modi e quante arritjen ‘një moment i paharruar’.
Por shkencëtari i njohur kinez Ouyang Ziyuan – i cili ka drejtuar misionin e parë hënor të Kinës, ka kritikuar paradën e Indisë duke thënë se ata “as që i ishin afruar polit jugor”.
Duke folur për rrjetin kinez Science Times, Ziyuan tha se sonda e Indisë që “zbriti në hënë qëndronte në koordinatat 69 gradë lartësi jugore, që sipas tij është shumë larg Polit të Jugut.
Ai shtonte Poli Jugor i hënës qëndron në vendndodhje 88.5 deri në 90 gradë.
Me këtë argumentim ai refuzonte pretendimet indiane duke thënë se sonda e tyre Chandrayaan-3 ishte shumë larg rajonit polar.
“Është e gabuar,” tha ai. “Ulja e Chandrayaan-3 nuk ishte në rajonin e Polit të Jugut, nuk i afrohej fare Polit të Jugut”.
Ziyuan tha më tej se “programi hapësinor i Kinës është shumë më i avancuar se i Indisë”.
Megjithse është e hapur për debat nëse India është ulur vërtet në Polin Jugut, vendi ka bërë tashmë histori si i pari që e bën këtë.
Arsyet e vështirësisë së uljes atje janë ndriçimi i ulët dhe prezenca e akullit, shkruan rrjeti Space.com.
Top Channel