Rusi/ Foshnja e porsalindur vdes nga uria, babai donte që të ushqehej me rrezet e diellit

28/09/2023 11:16

Dy prindër nga Rusia kanë lënë fëmijën e tyre të vdiste nga uria, pasi babai i foshnjës donte që të ushqehej vetëm nga rrezet e diellit.

33-vjeçarja Oksana Mironona nga Armavir, e cila u dënua për neglizhencë, u tha autoriteteve se kishte ndjekur pikëpamjet e partnerit të saj vegan Maxim Luti. 43-vjeçari do të gjykohet veçmas për torturimin e fëmijës së tij të porsalindur.

“Foshnja vdiq nga pneumonia dhe rraskapitja, pasi çifti e la pa ushqyer”, u tha gjykatës.

Mironova u deklarua fajtor dhe shprehu pendim për vdekjen e djalit të saj, i cili ishte më pak se një muajsh.

Influencuesi Maxime Luti ka dashur ta rrisë të porsalindurin me metodën e prana-ngrënies, një dietë në të cilën njerëzit qëndrojnë pa ushqim dhe ujë për një kohë të gjatë dhe “ushqehen me diell”, thuhet në aktakuzë. Ai akuzohet gjithashtu për pengimin e Mironova-s për të ushqyer fëmijën me gji.

“Ai donte të eksperimentonte me fëmijën, ta ushqente ekskluzivisht me diell dhe më pas t’u reklamonte të tjerëve se kështu mund të ushqeheni,” tha nëna, e cila e akuzon partnerin si udhëheqës të një sekti.

“Unë isha kundër që vajza ime të ishte në këtë sekt. I thashë Maksimit se është i çmendur dhe nuk jam dakord, por ai nuk më dëgjoi. Vajza ime u bë skllave e tij”, shprehet nëna.

Sipas raportimeve, influencuesi Maxime Luti ha mish ndërsa ushqimi i tij i preferuar janë makaronat e ziera. Luti po mbahet nën dyshimin për tortura të fëmijëve dhe njihet në rrjetet sociale si një “fanatik i ushqimit të papërpunuar”.

Së bashku ata themeluan një klub të quajtur The Living Man, i cili synonte të ndihmonte rusët të përmirësonin shëndetin e tyre dhe të zgjidhnin problemet e tyre personale.

Kushërira e Oksanës tregon: Ai e detyroi atë të mos ushqejë foshnjën. Luti besonte se dielli po e ushqente foshnjën. Oksana fshehtas përpiqej të ushqente fëmijën me gji, por kishte shumë frikë nga Maxim. Si është e mundur të ushqehet foshnja me rrezet e diellit? Fëmija ka nevojë për qumështin e nënës. Ajo kishte lindur fëmijën në shtëpi, duke refuzuar ta linte Oksanën të shkonte në një maternitet. Më në fund vendosën ta çojnë fëmijën e dobësuar te mjekët, por ishte tepër vonë dhe foshnja vdiq rrugës.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA