Pas rehabilitimit të trotuareve në rrugën “Mylsym Shyri”, Bashkia e Tiranës ka vendosur dhe vendqëndrime për biçikletat për të inkurajuar përdorimin e mëtejshëm të tyre.

Kjo iniciativë shërben për të reduktuar trafikun e makinave në qytet dhe ndotjen e mjedisit, duke promovuar përdorimin e biçikletave për udhëtimet e shkurtra dhe të mesme.

Projekti ka për qëllim të krijojë një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm për komunitetin dhe të ndihmojë në përmirësimin e trafikut në qytetin e Tiranës. Prej tetë vitesh, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të posaçme promovimit të transportit të qëndrueshëm.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA