“Na vrisni të gjithëve, nuk njohim Kosovën”, Nesho: Vuçiç lëngaraq, skenari për eliminimin e Kurtit dështoi

25/09/2023 22:04

Diplomati Agim Nesho paralajmëroi se Serbia po vepron me skenar rus, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Kosovë.

Nesho komentoi në studion e Top Story deklaratën e Vuçiç “Na vrisni të gjithëve, se njohim Kosovën”, duke e cilësuar kryeministrin serb si “lëngaraq” që pasi dështoi eliminimi i Kurtit, ka ndryshuar skenar.

Është naiviteti ndërkombëtarve që kanë besuar se nacionalistët e rinj serb do të ndryshojnë. Lavrov në OKB tha ne po përjetojmë lindjen e një rendi të ri botëror që tregon që të gjitha forcat e tjera, si Rusia Kina dhe bishtat e tyre, po mblidhen për t’i dalë kundër perëndimit dhe kjo është. Vuçiçi e ka bërë llogarinë e tij. Kemi parë një vit më para, Vuçiç një lëngaraq që pesë herë përmendte vlerat e ambasadorëve, sivjet doli dhe tha ky perëndim hipokrit. Është skenar që u nis më përpara, skenari për eliminimin e Kurtit dështoi  Ngjarjet kanë ndryshuar, Serbia po shket në një skenar rus.”- u shpreh diplomati Agim Nesho në Top Story.

Top Channel