Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Një qen me atë që duket se është hunda më e gjatë kanine në botë, është bërë viral në rrjet teksa ndjeksit magjepsen nga aventurat e tij të pasqyruara nga te zotet.
Pronarët e Lapsha, qeni i bardhë i kanadez racës ‘borzoi’, dokumentojnë shpesh ndodhitë e përditshme të nuhatësit turi-gjatë.
Familja e saj beson se është një qen për rekord me hundën e tij, edhe pse për momentin është shumë i zënë ndjekësit e saj në rrjetin Instagram.
Llogaria e tij me të njëjtin emër ka108 000 ndjekës dhe është e mbushur me foto në kënde të ndryshme të hundës, apo shprehje që pronarët ia përshtasin aventurave të qenit atraktiv.
Aty tregohet për ndodhitë e përditshme të Lapsha, siç është fakti që është një qen i ngathët i rrëmujshëm, aq sa nuk shikon dot “përtej hundës së tij”.
Raca ruse Borzoi njihet prej kohësh për hundën e tyre të gjatë, dhe më parë përdoreshin si zagarë me nuhatje të fortë për gjahun.
Në një shëtitje të fundit pronarët e qenit shpjegojnë: “Kur është rehat, ai ul hundën e tij që i arrin deri në tokë, është e pamasë”.
Në një tjetër imazh Lapsha shihet duke shijuar një akullore për ditëlindjen e saj – por prej hundës së gjatë thuajse e rrëzon përtokë.
Familjarët shkruajnë me shaka pranë imazhit: “Morën këtë akullore për të celebruar, por duket se i shkriu me një të nuhatur”.
Dhe çdo gjë që qenushi bën duket se pëlqehen mjaft nga fansat e tij.
Një prej tyre shkruante: “Lapsha është një qen ‘borzoi’ me pamjen më ‘borzoi’ që kam parë.”
Edhe një tjetër vlerësonte kafshën: “Është si një diamant i rrallë qesharak, e dua shumë.”
Top Channel