Pas 15 vitesh emigrant në Greqi, Edmond Dyrma nga fshati Selitë i Cerrikut të gjithë eksperiencën e marrë jashtë vendit e investoi në fshatin e tij.

Sot ai numëron mbi 15 mijë gjela deti dhe zogj pule, në pularinë më të madhe në Qarkun e Elbasanit.

“E kam nisur me shumë sforco që kam arrit këtu. Jam shumë i kënaqur. E kam nisur me 3 mijë krerë tani e kam rritur, kam kërkesa pafund. Gjithsej kapim 15 mijë krerë”– tha Edmond Dyrma.

Së bashku me familjen Edmondi kujdeset për biznesin familjar dhe kërkon ta zgjerojë më tej atë pasi kërkesat janë të shumta dhe të papërballueshme. Madje tashmë po mendon të punësojë të tjerë njerëz për të përballuar punën.

“Ka treg shitje kërkohet shumë, duhen punëtorë. Po nuk e pate qejf nuk e bën dot unë e kam pasion këtë punë. Ka raste që rri deri në 2 të natës”- tha Edmond Dyrma.

Edmondi ka krijuar kushtet e përshtatshme për rritjen e shpendëve, ndërsa të gjitha shkojnë për konsumin e mishit.

Edmondi nuk ka aplikuar asnjëherë për mbështetjen nga shteti, por çdo gjë e ka ndërtuar me përpjekjet e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA