Marilyn Manson është shfaqur sot në sallën e gjyqit në New Hampshire me një kostum të zi dhe një makijazh të lehtë, me një fytyrë të ngjashme me Drakulan e luajtur nga Nicolas Cage në filmin “Renfield” — teksa pranoi sjelljen e përçmueshme abuzive ndaj një videografeje të koncertit të tij.
54 vjeçari i njohur për muzikën e tipit te erret ‘shock-rock”, u dënua me 20 orë punë komunitare dhe gjobë $1,400, ndërsa pranoi të mos krijonte më probleme dhe të njoftonte gjithmonë zyrtarët për performancat e tij në dy vitet në vijim.
Manson, emri i vërtetë i të cilit është Brian Warner, pranoi dy akuzat e shkeljeve dytësore në sherrin me videografen Susan Fountain gjatë koncertit në Gilford në gusht 2019.
Muzikanti kishte kërkaur të paraqitej në gjykatë me lidhje video, çka u refuzua nga gjykatësi duke e detyruar të vinte në sallë me syze dielli të errëta.
Ai fliste me një zë të butë në formë pëshpërime, duke iu përgjigjur “Po” pyetjeve të gjykatësit, dhe duke mos thënë asgjë tjetër.
Këngëtari i videove të errëta shokuese si “The Dope Show” apo “Beautiful people” pranoi akuzat e abuzimit si pështytje ndaj anëtarëve të stafit, për të cilat skenografja Fountain e përshkruante si “njeriu më i qelbur që mund të ekzistojë.”
Manson është përballur më parë dhe me akuza abuzimi seksual nga këngëtare e aktore, shumica e të cilave janë zgjidhur me marrëveshje.
Nicolas Cage luante rolin e Kontit Dracula në komedinë horror të vitit 2023 me të cilin mediat amerikane krahasonin sot Manson në gjykatë.
Top Channel