Një foto e mrekullueshme e gjallesës detare nautilus që lëviz mbi një copë mbeturine oqeanike, e realizuar nga biologu detar dhe fotografi amator 25-vjeçar, Jialing Cai, fitoi çmimin “Fotografi i Vitit të Oqeanit”.

Cai kapi foton gjatë një zhytjeje në ujërat e zeza në Filipine pas një shpërthimi vullkanik, sipas BBC.

“Si fotografë nënujorë, ne synojmë të shkrepim në ujë të pastër, por kjo foto na kujton se kokrrat e rërës, lëndës organike ose organizmave të vegjël janë pjesë përbërëse e mjedisit nënujor”, thotë Cai.

Konkursi “Ocean Photographer of the Year” synon të nxjerrë në pah problemet e shumta me të cilat përballet Planeti Tokë.

Fotografët e oqeanit të të gjitha disiplinave dhe niveleve të përvojës u ftuan të dorëzonin fotot e tyre më të bukura në nëntë kategori.

Vendi i dytë, kategoria e përgjithshme

Andrei Savin u emërua nënkampion me një foto magjepsëse të një gaforreje të ulur në mes të një anemone deti. Edhe kjo fotoja është realizuar në Filipine.

“Është jashtëzakonisht interesante të shikosh të njëjtat krijesa ditë pas dite dhe më pëlqen t’i studioj ato ndërsa evoluojnë”, thotë Savin.

“Atë ditë bëra dhjetëra foto të një anemoneje. Papritur, si me magji, një gaforre doli dhe u ul mu në qendër.”

Vendi i tretë, kategoria e përgjithshme

Një balenë me gunga lufton për të notuar pasi u ngatërrua në litarë, është fotoja e cila mori vendin e tretë e realizuar nga Alvaro Lopez.

“Fotoja është një metaforë e trishtuar për vdekjen e ngadaltë dhe të dhimbshme që po i shkaktojmë planetit tonë dhe oqeaneve”, thotë fotografi.

Jarvis Smallman u emërua “Fotografi i Ri i Vitit i Oqeanit” me foton e një djali që voziste në detin e Australisë Perëndimore, ndërsa retë e mëdha të stuhisë bllokojnë diellin dhe krijojnë një efekt elektrik me ngjyrë blu.

Fotografi i Ri i Vitit të Oqeanit

Fotografi spanjoll, Merche Llobera fitoi çmimin “Female Fifty Fathoms”. Fotoja tregonte një kormoran zhytës dhe disa balena me gunga, e cila synon të përcjellë një mesazh për rëndësinë e ruajtjes së kafshëve.

Fituesi i çmimit “Female Fifty Fathoms”

“Dashuria ime për kafshët reflektohet në çdo foto timen, duke e transportuar shikuesin në një botë plot jetë dhe emocione”, thotë Llobera.

FOTO GALERI
6/10
Fitues i kategorisë "Ocean Conservation Impact"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA