Kili zhgënjen në kualifikuese, Vidal dëmtohet rëndë dhe largohet mes lotëve

13/09/2023 14:56

Mesfushori i Kilit, dhe i Atletico Paranaense, Arturo Vidal ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju gjatë ndeshjes që kombëtarja e tij zhvilloi me Kolumbinë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026.

Në fakt bëhet fjalë për një dëmtim serioz , pasi ish-lojtari i Interit la fushën e lojës në minutën e 73-të dhe u mor me barelë për tu transportuar më pas në spital. Sipas medieve, Vidal kishte ndjerë dhimbje në gju gjatë pjesës së parë, megjithatë kishte vendosur të luante edhe në pjesën e dytë.

Nuk dihet ende se sa do të mungojë 36-vjeçari, por duke marrë parasysh shkallën e dëmtimit, ai pritet të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Kili e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme fushatën kualifikuese, teksa në dy ndeshje të zhvilluara ka marrë vetëm një pikë dhe aktualisht pozicionohet në vendin e tetë.

Kombëtarja e drejtuar nga Eduardo Berizzo do të zhvillojë në tetor ndeshjen e ardhshme kualifikuese të botërorit kundër Venezuelës ku do të kërkojë fitoren  e parë, prandaj kontributi i Vidal është shumë i nevojshëm. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA