3 shkolla dhe 6 klasa të para nuk u hapën në fillim të vitit të ri shkollor në qarkun e Korçës, ndërsa numri i regjistrimeve në klasat e para dhe të 10 është ulur ndjeshëm.

Shkolla e Gjonbabasit në Lekas ku ishte vetëm një nxënës u mbyll si edhe shkollat e Potgozhanit dhe Pleshishtit në Pogradec të cilat ishin me klasa kolektive u bashkuan me shkollën e Trebinjës.

228 nxënës më pak u regjistruan në klasën e parë krahasuar me vitin e kaluar duke bërë që 5 klasa të para në qytetin e Korçës dhe 1 në qytetin e Pogradecit të mos hapen.

Po ashtu edhe në klasën e 10 u regjistruan 240 nxënës më pak krahasuar me një vit më parë. Në qarkun e Korçës për vitin 2023-2024 në sistemin parauniversitar do të ndjekin mësimin 19766 nxënës.

Top Channel