Pas hedhjes së shortit dhe caktimit të trupës gjyqësore, GJKKO cakton datën e seancës së parë për Metën dhe Kryemadhin
28/05/2026 19:59
Pas hedhjes së shortit dhe caktimit të trupës gjyqësore që do të gjykojë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, Gjykata e Posaçme ka caktuar datën e seancës së parë.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se relatori i çështjes Meta-Kryemadhi, gjyqtari i posaçëm Erjon Bani, ka caktuar datën 5 qershor, ora 11:00, për nisjen nga fillimi të procesit ndaj ish-presidentit, i cili do të zhvillohet me gjykim të zakonshëm.
Ky gjyq rinis pas veçimit të çështjes dhe pranimit të gjykimit të shkurtuar për Fatime Kryemadhin, nënën e ish-deputetes Kryemadhi, si dhe për Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon.
Për këta të fundit, seanca do të mbahet më 8 qershor.
Top Channel