Kamioni me produkte mishi del nga rruga në ‘Rrugën e Kombit’, shoferi shpëton për mrekulli pas defektit në frenim
28/05/2026 20:28
Një kamion është përplasur me trafikndarësen në Rrugën e Kombit, por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht mësohet se pranë fshatit Kolsh, kamioni ka pësuar defekt në sistemin e frenimit, ndërsa drejtuesi i tij ka humbur kontrollin mbi mjetin.
Ka shpëtuar mrekullisht, pasi për pak kamioni me tonazh të rëndë mund të përfundonte në greminë.
Kamioni ishte i mbushur me produkte mishi dhe kishte dhoma frigoriferike. Megjithatë, ai ka arritur të dalë në kohë nga automjeti pa pësuar lëndime.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel