Marsel Rabeli djali i i Pjetër Rabelit nga Mirdita dhe dhëndri i tij Kreshnik Shyti nga Kukësi janë bërë heronjtë e qytetit të Larisës pasi me varkën e tyre për më shumë se dy ditë e gjysëm kanë transportuar nga njëra pjesë e qytetit që po përmbytej në anën tjetër më shumë se 800 banorë që ndodheshin në rrezik në shtëpitë e tyre.
“Unë dhe dhëndërri im Kreshniku kemi nxjerrë njerëz të sëmurë me zemër, kancer, të paralizuar, persona me probleme mendore, i kemi nxjerrë të gjithë jashtë”- tha Marsel Rabeli.
“Kjo është varka që na e ka lehtësuar punën. Po të mos kishim këtë varkën, nuk do të kishim bërë dot gjë. Shyqyr Zotit që e kishim dhe i kemi shpëtuar. Shqyqyr Zotit që i shpëtuam, nja 1000 njerëz i kemi nxjerrë jashtë vetëm ne të dy”- u hspreh Kreshnik Shyti.
“Niveli i ujit atje ku i kemi shpëtuar ka qenë 4-5 metra. Kjo është një lagje punëtorësh në very të Larisës. Ndahen me zona, të vjetëra dhe të reja. Ditën e parë kam pasur shumë adrenalinë sepse kisha frikë mos mbetesha nga benzina. Gjithçka kam bërë, i kam bërë me forcat e mija. Jut has zjarrfikëseve vetëm të më gjenin një makinë që të shkoja në qytet sepse është 30 km larg. Nuk doja lekë, i fusja unë lekët nga xhepi im, por më thanë që nuk mundeshin”- u shpreh ndër të tjera Marseli.
Në një komunikim telefonik për Top Channel, Marseli që ka 22 vjet në Greqi prej moshës 7 vjeç, ka treguar se duke pasur eksperiencë nga shërbimi ushtarak në përdorimin e gomones ka bërë të mundur bashkë më Kreshnikun të ndihmonin bashkëqytetarët e tyre. I pyetur nëse shpëtuan ndonjë familje shqiptare, Marseli pranon se ka shpëtuar mbi 30 prej tyre dhe të gjithë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
“Kemki dy ditë e gjysmë që punonim.Ne këtë nuk e bëjmë për lekë. Vinim punonim, na jepnin njerëzit vetë por nuk e pranonim”- tha Marseli.
Në ditën e 6 të të përmbytjeve që shkaktoi stuhia Daniel në Greqinë qëndrore numri i viktimave ka shkuar në 15.
Top Channel