“Shpresoj të vazhdoj kështu edhe përgjatë sezonit, jam duke u stërvitur fort dhe po i bëj gjërat mirë. Këto tre javë gjithçka ka shkuar në rregull. Nuk është e lehtë të fitosh ndeshjet në LaLiga2. Këtu çdo kundërshtar mund të të hapë probleme.
Deri tani ia kemi dalë mirë dhe kemi pësuar pak gola që është shumë e rëndësishme në një kampionat si ky. Mund të përmirësohemi edhe më shumë, por e rëndësishme është që kjo skuadër ka “oreks”, ambicie dhe dëshirë për të fituar.
Tifozët janë lojtari jonë i 12-të. Na shtyjnë shumë në çdo ndeshje dhe ne kemi shumë dëshirë të luajmë kur kemi një stadium të mbushur. Janë aty gjithmonë për ne, ndjehemi krenar për ata”, u shpreh Bare./ supersport