Roberto Mancini nuk humbet aspak kohë.
Pas prezantimit të tij si trajner i përfaqësueses së Arabisë Saudite, italiani nisi punën teksa menjëherë u pa i pranishëm në shkallët e stadiumit për të ndjekur ndeshjen mes Al nassr ku aktivizohet Cristiano Ronaldo dhe Shabab, e mbyllur me fitoren e thellë 4-0 të Al Nassr.
Ishte një sfidë ku ylli portugez i futbollit nuk zhgënjeu teksa shënoi 2 gola për skuadrën e tij, të dy me 11 metërsh në minutat 13 dhe 38. Janë këtio dy gola që e gdhendin akoma më fort legjendën e 38 vjecarit që në këtë mënuyrë shkon në kuotën e 849 golave të shënuar në karrierën e tij në ndeshje zyrtare duke qenë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.
E megjithatë ronaldo nuk ka ndërmend të ndalet. Futbollisti që nuk e mendon tërheqjen nga futbolli i luajtur tani duket se ëndërron të arrijë kufirin e 1000 golave të shënuar në karrierë si futbollist profesionist
Duke u kthyer te ndeshja, për Al nassr gjeti nrrugën e rrjetës edhe Sadio Mane që në minutën e 41 i coi shifrat në 3-0, ndërsa në pjesën e dytë Shabab mbeti me 10 futbollistë pasi Ever Banega u ndëshkua me karton të kuq. Menjëherë pas këtij episodi Al Nassr vulosi fitoren 4-0 me golin e shënuar nga Al Ghanam kutr kishin mbetur 10 minuta nga fundi i ndeshjes.
Top Channel