Redi Kasa është shqiptar i lindur në Parma, klub në të cilin edhe është rritur si futbollist, teksa më pas ka luajtur në huazim në dy klube bullgare, para se t’i bashkohej Egnatias në fillim të vitit 2023.
23/11 20:33
Mesfushori Redi Kasa largohet nga Kategoria Superiore, për të provuar një eksperiencë të re, tashmë në kampionatin slloven, me skuadrën e njohur kryeqytetase, Olimpija Ljubjana.
Futbollisti 21-vjeçar në pronësi të Egnatias, është transferuar në Slloveni me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje për shifrën e 400 mijë eurove, teksa do të ketë një sezon në dispozicion për të bindur drejtuesit e skuadrës nga Ljubjana.
SuperSport mëson se për Kasën kishte ofertë edhe nga kroatët e Osijek, të cilët gjithashtu e kërkonin në huazim me të drejtë blerjeje, por palët vendosën të zgjedhin Slloveninë dhe pikërisht Olimpija Ljubjanën.

Top Channel