Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Randal Kolo Muani ia ka kërkuar publikisht klubit të tij, Eintracht Frankfurt që ta shesë te Paris Saint-Germain.
Në një prononcim për “Sky Sport”, sulmuesi francez theksoi se ndjehet shumë falenderues ndaj Frankfurt-it, por shtoi se tashmë dëshiron që të nis një aventurë të re me PSG-në, me parizienët që e kërkojnë prej kohësh 24-vjeçarin.
“I detyrohem shumë Eintracht Frankfurt. Gjithmonë i kam respektuar tifozët dhe jam sjellë gjithmonë në mënyrë shumë profesionale. Gjithmonë kam dhënë gjithçka për klubin deri në fund. Megjithatë, nuk është sekret që Paris Saint-Germain më bëri një ofertë të rëndësishme. Lëvizja në Paris tani është një mundësi unike për mua. Do të doja të firmosja me PSG-në dhe gjithashtu e kam informuar klubin tim. Shpresoj që Eintracht ta pranojë ofertën dhe ky transferim të bëhet i mundur për mua”-tha Kolo Muani. /Supersport
Top Channel