Mbrojtësi veteran italian u dëmtua pak ditë para nisjes së kampionatit dhe nuk ka mundur të vihet në dispozicion të Inzaghit për dy ndeshjet e para të sezonit, megjithatë mungesa e tij nuk është ndjerë, pasi zikaltrit nuk kanë pësuar asnjë gol ende.
Synimi i Acerbit është të rikuperohet për derbin e 16 shtatorit ndaj Milanit, teksa deri atëherë i takon holandezit De Vrij të marrë masat për të udhëhequr prapavijën.