Eden Hazard duket se është pranë marrjes së një vendimi ekstrem për karrierën e tij.
Belgu po mendon seriozisht të “varë këpucët në gozhdë”, edhe pse është 32-vjeç dhe mund të dhurojë ende shumë në fushat e blerta.
Por, problemet e shumta fizike të cilat bënë që të dështonte edhe aventura me Real Madrid, duket se e ka bërë Hazard të ndjehet i pasigurt, aq më tepër kur më pak se një javë larg fundit të merkatos, asnjë klub i madh nuk është interesuar për shërbimet e sulmuesit. Deri më tani, Hazard ka pasur disa propozime nga Arabia, Amerika dhe Franca. Por, asnjë prej tyre nuk e ka joshur dhe nuk e ka motivuar për të vazhduar.
Sipas mediave angleze, tashmë Hazard e ka ndarë mendjen dhe pritet që së shpejti të zyrtarizojë vendimin për tërheqjen nga futbolli aktiv. Përfaqësuesit e lojtarit janë munduar që ta bindin Hazard të vazhdojë me futbollin, por 32-vjeçari është i bindur se nuk e ka më forcën për të vazhduar dhe për të ndjekur programin e një futbollisti aktiv./ supersport
Top Channel