Al Nassr bën “poker” në takimin e javës së katërt të Saudi Pro League, ku përballë kishte Al Shabab.
Ashtu si një javë më parë edhe në këtë takim që u mbyll me rezultatin 4-0, protagonistë ishin Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane.
Portugezi zhbllokoi sfidën në minutën e 13’ ndërsa realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndërsa gjashtë minuta më pas sulmuesi gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, pro pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për një faull.
Megjithatë në minutën e 38’ Al Nassr fitoi sërish penallti, e cila u ekzekutua më së miri nga Ronaldo.
Dy minuta më pas Cristiano asisto Mane-n, me senegalezin që shënoi golin e tretë për ekipin dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 3-0.
Fraksioni i dytë po ashtu foli për vendasit, të cilët fituan sërish penallti, por që Ghareeb nuk ia doli ta çonte topin në rrjetë.
Si të mos mjaftonte rezultati në minutën e 79’ miqtë mbetën me një lojtar më pak në fushën e lojës, pasi Banega mori karton të kuq.
Al Nassr e shfrytëzoi superioritetin numerik dhe një minutë më pas Al Ghannam realizoi golin e katërt.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 4-0 me Al Nassr që pas javës së katërt shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vend të gjashtë, teksa Al Shabab renditet në vend të 17-të me dy pikë.
Golat:
Vendasit morën avantazhin që në minutën e 13’, me Cristiano Ronaldon që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Top Channel