Kasa drejt Sllovenisë, nesër prezantimi tek skuadra e re

29/08/2023 14:13

Redi Kasa do të vijojë karrierën e tij në Slloveni.

Sulmuesi anësor pritet që të nënshkruajë të enjten me skuadrën e Olimpija Lubjanës. Supersport mëson ekskluzivisht se Egnatia ka marrë një ofertë zyrtare nga klubi slloven dhe brenda orëve të ardhshme do të konkretizohen detajet e fundit për këtë transferim.

Kasa ka qenë një nga lojtarët më të spikatur edicionin e shkuar, duke shënuar dhe 4 gola me fanellën e rrogozhinasve në kampionat. Po ashtu 21-vjeçari shënoi dhe në Conference League ndaj Ararat.

Për Kasën interesim konkret kishte dhe nga Osijek, por Olimpija Lubjanë në momentet e fundit bindi lojtarin për të vijuar karrierën në Slloveni. Hapi i madh për Kasën që është formuar si futbollit tek Parma në Itali, ndërsa më pas pati dy eksperienca në Bullgari tek Septemvri Sofia dhe Tsarsko Selo, para se të luante sezonin e shkuar me Egnatian.

Detajet e transferimit do të pasqyrohen nga SuperSport, pasi të jetë mbyllur marrëveshja dhe lojtari të ketë nënshkruar kontratën me ekipin e ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA