Kombëtarja spanjolle humbet një tjetër senator historik pas Busquets.
Jordi Alba ka vendosur të thotë “mjaft” dhe të përqendrohet vetëm te Inter Miami.
Pasi u largua nga Barcelona, për t’u lënë vend brezave të rinj, mbrojtësi bën të njëjtën gjë edhe me Kombëtaren, ndërsa largohet pasi ngriti trofeun e Nations League si kapiten i Spanjës, në Roterdam.
Një histori shumë e gjatë, e cila filloi në 2012 dhe mbyllet në 2023-shin, ndërsa gjatë kësaj periudhe Jordi Alba numëron 93 ndeshje dhe 9 gola.
Vendimi, raporton shtypi spanjoll, është marrë javë më parë dhe lojtari ka njoftuar menjëherë Federatën dhe Luis de la Fuente, i cili do të dëshironte ta kishte me vete deri në Euro 2024, duke pasur parasysh përvojën e tij të madhe, megjithatë mbrojtësi nuk dëshiron të vazhdojë më tej./ supersport
Top Channel