Vllaznia arrin marrëveshjen me mbrojtësin Dritmir Beci.
Në rrjetet sociale, klubi shkodran prezantoi 27-vjeçarin i cili firmos me kuqeblutë një kontratë njëvjeçare teksa ka edhe mundësinë për ta zgjatur me një tjetër vit aventurën e tij në Shkodër.
Së fundmi, Beci ishte pjesë e Skënderbeut, por mbrojtësi e njeh mirë edhe ambientin shkodran duke qenë se është një prodhim i akdemisë së Vllaznisë.
Gjatë karrierës së tij Beci është aktivizuar edhe me Tërbunin, Burrelin apo Tomorin. Beci është goditja e dytë e Vllaznisë brenda ditës së sotme pasi më herët u prezantua një sulmues brazilian, Bruno Gomez.
“Dritmir Beci rikthehet në shtëpi. Mbrojtësi shkodran pas disa sezonesh të suksesshme në ekipe të ndryshme, së fundi tek Skënderbeu, tani do të jetë pjesë e Vllaznisë. 27 vjeçari ka firmosur për një sezon me kuqeblutë, me të drejtë shtyrje edhe për një sezon tjetër.
Mirë se erdhe Dritmir Beci!”, thuhet në njoftimin e Vllaznisë./ Supersport
Top Channel