Sarri ankohet për kundërshtarët: Luajtën 18 minuta, më pas vendosën barrikadën e viteve ‘70

28/08/2023 09:31

Lazio pësoi humbjen e dytë në dy javë kampionat teksa bardhekaltërit u mposhtën në shtëpi nga Genoa me shifrat 0-1. Goli i sulmuesit Retegui në minutën e 16, mbeti në fuqi deri në fundin e takimit me të besuarit e trajnerit Maurizio Sarri që nuk patën forcën për të goditur kundërshtarin.

Megjithatë, pas sfidës tekniku i kryeqytetasve “kapet” me lojën që aplikoi në Olimpico, Genoa e trajnerit Alberto Gilardino. Sarri shprehet se kundërshtarët luajtën për vetëm 18 minuta dhe më pas vendosën barrikadën, ashtu siç bëhej në futbollin e viteve ’70.

“Këtë ndeshje e gabuam edhe prej asaj humbjes së parë me Leccen, na mungoi kualiteti në momentet vendimtare për të shfrytëzuar më mirë mundësitë. Duhet të marrim më të mirat e kësaj ndeshje dhe të vazhdojmë përpara. Skuadra luftoi deri në minutën e 97. Genoa luajti për vetëm 18 minuta dhe më pas vendosi barrikadën e viteve ‘70”, u shpreh Sarri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA