Gjatë 24 orëve në vijim priten reshje shiu, Instituti i Gjeoshkencës: Mund të ketë përmbytje
28/08/2023 16:51
Instituti i Gjeoshkencës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve në vijim pritet të ketë reshje të dendura shiu në të gjithë territorin e vendit.
Sipas njoftimit bëhet me dije se në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Fierit dhe Vlorës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane pritet të shfaqen probleme me përmbytjet e lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve,
Instituti i Gjeoshkencës kërkon rritjen e gatishmërisë të të gjitha strukturave për përballimin e emergjencave të shkaktuara si pasojë e reshjeve të shiut si dhe të ndiqen me prioritet çështjet si mëposhtëm:
Top Channel